Aksident i rëndë në rrugën Elbasan-Peqin, tre të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në rrugën Elbasan-Peqin, tre të lënduar

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 20:29
Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin, në fshatin Përparim.

Dy makina janë përplasur dhe për pasojë tre persona kënë mbetur të plagosur.

Mjeti tip "Skoda", me drejtues shtetasin R.M., 29 vjeç,  banues në Fier, është përplasur me mjetin fugon  tip "Benz", me drejtues shtetasin A.K..

Si pasojë e aksidentit janë lënduar  drejtuesi i mjetit fugon  dhe dy pasagjerët shtetasit L.S., 28 vjeç,  dhe  F.H., rreth 6 vjeç,  të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat