Prokuroria po kërkon paraburgim për burrin që rrahu gruan dhe djemtë

Kronikë e zezë

Prokuroria po kërkon paraburgim për burrin që rrahu gruan dhe djemtë

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 12:19
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, ndaj të dyshuarit A.A., i cili në vazhdimësi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar që, i dyshuari A.A., në kohë të papërcaktuar, deri më 1 dhjetor të këtij viti në shtëpinë familjare, në Viti, në vazhdimësi ka ushtruar dhunë në familje, tek bashkëshortja dhe dy djemtë e tij, në atë mënyrë që i ka kanosur me fjalë, i ka keqtrajtuar herë pas here duke i rrahur, me ç’rast me veprimet e tij përpos që ka cenuar rëndë dinjitetin e të dëmtuarve, ka shkaktuar dhembje, frikë dhe shqetësim të madh emocional tek të njëjtit.

Me këto veprime, dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

Sipas Prokurorisë i njëjti më 1 dhjetor rreth orës 17:15 minuta, me dashje dhe me qëllim të dëmtimit të integritetit trupor, ka lënduar bashkëshorten e tij, të dëmtuarën V.A., ashtu që pas një mosmarrëveshje verbale, për motive xhelozie, në prani të fëmijëve, ia merr telefonin nga dora dhe me të e godet në kokë, duke i shkaktuar çarje të thellë, ku pastaj nuk e lejon djalin e tyre që ta dërgojë për tretman mjekësor, por e dërgon vetë, ku gjatë rrugës e kërcënon që të gënjejë se kinse ishte vetëlënduar, për çka edhe e dëmtuara detyrohet të gënjejë se kinse është lënduar në mobile.

Në këtë mënyrë, i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat