128 aktakuza për 24 orë

Kronikë e zezë

128 aktakuza për 24 orë

Më: 17 dhjetor 2019 Në ora: 12:07
Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë e Themelore dhe Prokuroria Speciale, janë ngritur njëqindenjëzetetetë (128) aktakuza kundër njëqindetridhjetetetë (138) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, gjashtëmbëdhjetë (16) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokurori i shtetit me rastin e arrestimit dhe ndalimit të dy personave të dyshuar nga fshati Krushë e Vogël – Komuna e Prizrenit, për veprën penale “Fajdeja”, ka paraqitur kërkesë për urdhër kontroll, ku me ç’rast është realizuar urdhër kontrolli në shtëpinë e të pandehurve dhe në vetura, me qëllim të sigurimit të provave materiale lidhur me veprimet e kundërligjshme të të dyshuarve.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë dy sekuestrime. Gjatë kontrollit të veturës të markës “Passat” Karavan, janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht gjërat si në vijim:

– Arma e tipit GËD AREX, me numër serik A24467, me 17 fishekë ne karikator, si dhe dokumente te ndryshme;

– Tek i pandehuri janë gjetur 2000 Euro të holla si dhe një fotrollë brezi për armë si dhe telefoni i tij i markës “Samsung” J5;

Gjësendet si më lartë dhe vetura me librezë dhe çelës, të gjitha këto janë sekuestruar me vërtetimin mbi sekuestrimin e përkohshëm të sendeve.

Ndërsa, gjatë kontrollit të shtëpisë së përbashkët të të pandehurve dhe vëllait të tyre, në shtëpinë e cila gjendet në fshatin Krushë e Vogël, janë gjetur gjërat si në vjim:

– Arma gjysëm automatike “Husan” MKA 1919, kalibrit 12 GA, me numër serik 1750570;

– Arma e tipit “Bereta” 92FS, me numër serik A182522Z, me kalibër 9×19;

– Arma e tipit “Bereta” me numër serik A089844Z, kalibrit 9×19, si dhe 231 fishekë 9 mm;

– Karikatori me 18 fishekë të kalibrit 9 x 19, të tipit “LLUGER”;

– Një llaptop “HP”, me ngjyrë kafe metalike, me numër serik 00146-550-579-267;

– Dokumente të ndryshme.

Ndërkaq, në rastin e dytë janë sekuestruar një (1) automjet, çelësat e automjetit, një (1) patentshofer, dy (2) telefonave mobilë dhe dy (2) shufrave metalike, për shkak të veprës penale “Rrëmbimi“.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave. Një (1) aktakuzë është ngritur kundër të pandehurit S.K. për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 lidhur më paragrafin 2 nën paragrafit 2.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ”Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur dyzetegjashtë (46) aktakuza kundër pesëdhjetë (50) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në dy raste të ndara, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Fajdeja” dhe “Dhuna në familje”.

Me rastin e arrestimit dhe ndalimit të dy personave të dyshuar nga fshati Krushë e Vogël – Komuna e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur kërkesë për urdhër kontroll, ku me ç’rast është realizuar urdhër kontrolli në shtëpinë e të pandehurve dhe në vetura, me qëllim të sigurimit të provave materiale lidhur me veprimet e kundërligjshme të të dyshuarve. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale, të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona për vepra të ndryshme penale. Gjatë ditës së djeshme kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj katër (4) të dyshuarve për vepër penale “Mashtrim“ dhe “Detyrim”. Gjithashtu, kjo prokurori ka ngritur shtatë (7) aktakuza, ndaj tetë (8) të pandehurve.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër pesëmbëdhjetë (15) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara.

Gjithashtu kjo prokurori ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar dy (2) persona për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor“. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor“. Gjithashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim për shkak të veprës penale “Rrëmbimi“. Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër njëzeteshtatë (27), për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat