Mashtronin duke hapur biznese fiktive, arrestohen dy persona

Kronikë e zezë

Mashtronin duke hapur biznese fiktive, arrestohen dy persona

Më: 19 dhjetor 2019 Në ora: 07:43
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për veprën penale “Mashtrim”.

Të dyshuarit me inicialet S.D, shtetas i Serbisë dhe S.S, serb nga Kosova kanë regjistruar firma fiktive të biznesit pa ndonjë aktivitet afarist me qëllim “ mashtrimi”.

Me këtë rast Prokuroria në Gjilan ka ndërmarrë gjitha masat e nevojshme për të realizuar aksionin.

Ky aksion është realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në Mitrovicën e Jugut, Prishtinë dhe Gjilan.

Ndërsa, si prova material janë konfiskuar 13 telefona (Samsung Galaxy A80) dhe një automjet.

Me vendim të prokurorit kompetent dy pesonat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat