Dogji një veturë në parking, arrestohet burri nga Peja

Kronikë e zezë

Dogji një veturë në parking, arrestohet burri nga Peja

Më: 15 janar 2020 Në ora: 14:20
Foto ilustrim

Policia në Pejë ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka djegur një veturë para disa ditës në një parking

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e 4 janarit në rrugën “Ndue Bytyqi” në Pejë, ku një veturë që gjendej në parking ishte kapluar nga zjarri.

Pas dhjetë ditësh nga ky rast, policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin.

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale ‘zjarrvënie’

“Hetuesit rajonalë DRP Pejë, kanë ndërmarrë veprime hetimore intensive për të zbuluar të gjitha rrethanat e zjarrvënies dhe kryesin e mundshëm të kësaj vepre, ku me datën 14 janar 2020 është arritur të arrestohet i dyshuari D. G. (1983) m/sh/k.”, thekson policia e Pejës.

Po ashtu bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat