IPK jep detaje për arrestimin e një polici në veri, dyshohet se kërkoi nga një qytetar 25 mijë euro!

Kronikë e zezë

IPK jep detaje për arrestimin e një polici në veri, dyshohet se kërkoi nga një qytetar 25 mijë euro!

Më: 22 janar 2020 Në ora: 15:52
Ilustrim

(E plotësuar) - Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës  përmes rrugëve operative  kanë pranuar informatat se një zyrtar policor i Drejtorisë së Mitrovicës së Veriut ishte i përfshirë në një aktivitet të kundërligjshëm.

Bazuar në të dhënat fillestare të pranuara, i dyshuari (zyrtari policor me inicialet D.K) ka kërkuar një shumë të konsiderueshme të parave (25.000 euro) nga një qytetar për t’i bërë të mundur transferimin e pajisjeve të një fabrike nga komuna e Zveçanit në komunën e Graqanicës.

“Hetuesit e IPK-së kanë filluar ndërmarrjen e veprimeve hetimore që ka përfshirë grumbullimin e informacioneve shtesë në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.Nga hetuesit e IPK-së ka filluar hetimi penal me dyshimin se nga zyrtari policor janë kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrje e ryshfetit” .Bazuar në Kodin e Procedurës Penale hetuesit e IPK-së kanë siguruar urdhëresën për masa të fshehta nga Gjykata Themelore e Mitrovicës duke përfshirë këtu edhe masat e fshehta të hetimit respektivisht simulimit të veprës penale”, thuhet në njoftimin për media.

Kjo urdhëresë është zbatuar sot nga hetuesit e IPK-së të cilët janë asistuar edhe nga njësi të specializuara të Policisë së Kosovës dhe ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarit – zyrtarit policor D.K  ( pjesëtar i Policisë së Kosovës në Njësinë Reaguese të Shpejtë – Drejtoria Rajonale Veriu).

Gjatë arrestimit tek i dyshuari janë gjetur 12.500 euro (dymbëdhjetë mijë e pesëqind euro) të cilat dyshohet që i ka pranuar nga ankuesi/viktima.

 Të dyshuarit të arrestuar nga hetuesit e IPK-së me vendim të prokurorisë i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Arrestohen dy policë në veri të Mitrovicës

Dy zyrtarë policorë të Njësisë kufitare janë arrestuar sot pasdite në veri.

Burime mësojnë se të arrestuarit janë G.S dhe D.K. Sipas këtyre burimeve, ata janë prangosur në lidhje me dyshimet për veprën “keqpërdorim i pozitës zyrtare”.

Media ka provuar të kontaktojë me zëdhënësin e inspektoratit policor, por pa sukses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat