Digjet një veturë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Digjet një veturë në Prishtinë

Më: 28 janar 2020 Në ora: 14:02
Foto ilustrim

Një veturë është djegur sot në Prishtinë, më saktësisht në rrugën B.

Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 12:30 policia ka pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën B, ku është kapluar nga flakët një veturë. Nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë ajo.

Ahmeti bëri të ditur se me rastin po merren njësitet kompetente të Stacionit Policor Jugu në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat