Një 18 vjeçar vetëvritet aksidentalisht

Kronikë e zezë

Një 18 vjeçar vetëvritet aksidentalisht

Më: 4 shkurt 2020 Në ora: 09:53
Foto

Prokuroria Themelore në Gjilan, ju njofton se gjatë ditës së djeshme, përkatësisht më 03 shkurt 2020, rreth orës 19:30 minuta, një person, i moshës 18 vjeçare, duke manipuluar me një pushke gjuetie, aksidentalisht ka humbur jetën.

“Dyshohet se i ndjeri M.B. (2002), nga Gjilani, gjersa kishte qenë në shtëpinë e babait të tij, në fshatin Tërsten, komuna e Kamenicës, duke manovruar me një armë gjuetie të llojit ‘’Magnum’’, e njëjta aksidentalisht kishte shkrepur, duke i shkaktuar lëndime në pjesën e majtë të kokës, si pasojë e të cilave ka humbur jetën”, thuhet në komunikatë.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë prokurori kujdestar, policia dhe mjeku kujdestar, i cili edhe e ka konstatuar vdekjen e tij, ndërsa rasti është cilësuar si ‘’Vetëvrasje aksidentale’’.

Prokurori i rastit, ka dhënë urdhër që trupi i pa jetë i të ndjerit, të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për kryerjen e obduksionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat