Policia mohon se vetura e tyre e goditi motoçiklistin në Ferizaj, thotë se ishte aksident

Kronikë e zezë

Policia mohon se vetura e tyre e goditi motoçiklistin në Ferizaj, thotë se ishte aksident

Më: 22 mars 2020 Në ora: 00:44
Pamje nga vendi i ngjarjes

Më herët u raportua  për një rast kur një veturë e policisë shihet duke e goditur qëllimisht një motoçiklist te “Parku i Lirisë” në Feriazaj.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Por, sipas tij momenti i filmuar ishte një aksident.

Madje, ai thotë se motoçiklisti e ka goditur veturën e policisë dhe ka rrezikuar sigurinë e të tjerëve në trafik.

“Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 17:30 në rrugën Ferizaj – Shtime. Me këtë rast policia ka dashur të ndalojë një motoçiklist i cili ka vozitur me shpejtësi të madhe duke rrezikuar trafikun dhe veturat të cilat kanë qenë në lëvizje. Policia ju kanë vu në përcjellje dhe në momentin kur motoçiklisti ka frenuar dhunshëm ka humbur kontrollin mbi motoçikletën dhe ka goditur veturën e policisë. I njëjtë nuk ka pas pajisje, si helmetë, ka marrë lëndime të lehta trupore, për çka ka pranu ndihmën e parë në emergjencën e Ferizajt. Ai është liruar për në shtëpi dhe lënda për vozitje të rrezikshme pa helmetë është dërguar në gjykatë”, tha zëdhënësi i polcisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat