Zjarr në një mobilieri në Ferizaj, shkak energjia elektrike - Bota Sot
Zjarr në një mobilieri në Ferizaj, shkak energjia elektrike

Kronikë e zezë

Zjarr në një mobilieri në Ferizaj, shkak energjia elektrike

Më: 3 prill 2020 Në ora: 10:40
Zjarri

Një zjarr ka shpërthyer në një mobileri në Ferizaj duke shkaktuar dëme materiale. Sipas pronarit zjarri dyshohet se është shkaktuar nga energjia elektrike.

Në vendngjarje ka dalur Policia dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se në lokalin e tij për prodhimin e mobilieve kishte shpërthyer një zjarr i cili dyshohet se ishte shkaktuar nga energjia elektrike. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë punëtorët e KEDS-it dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin. Sipas viktimës në lokalin e tij nga zjarri ishin shkaktuar dëme në vlerë rreth 1500 euro. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat