Vlorë: Te riun e kapin me 14 kg kanabis

Kronikë e zezë

Vlorë: Te riun e kapin me 14 kg kanabis

Më: 11 prill 2020 Në ora: 09:08
Kanabis

Një 31 vjeçar u arrestua pasi në makinën dhe banesën e tij u gjetën mbi 14 kg kanabis sativa.

Policia informon senë kuadër të operacionit, i cili u zhvillua në fshatin Kallarat të Vlorës u arrestua në flagrancë shtetasi S. L., 31 vjeç.

“Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në automjetin dhe në banesën e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë totale 14 kg e 406 gr” informon policia.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat