Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Fushë-Kosovë, i dyshuar për vjedhje

Kronikë e zezë

Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Fushë-Kosovë, i dyshuar për vjedhje

Më: 15 prill 2020 Në ora: 11:21
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë, nën dyshimin se ka kryer tri vjedhje në tri shtëpi të ndryshme në Fushë-Kosovë.

Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull –shtetas i R. së Shqipërisë nën dyshimin se i njëjti ka kryer tri vjedhje në tri shtëpi të ndryshme në zonën e stacionit policor Fushë Kosovë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat