Arrestohet në Tiranë, i dënuari për vjedhje në Itali kishte 4 emra

Kronikë e zezë

Arrestohet në Tiranë, i dënuari për vjedhje në Itali kishte 4 emra

Më: 19 prill 2020 Në ora: 08:04
Ilustrim

Një I dënuar në Itali me 10 vite burg për "Vjedhje në rrethana rënduese” është arrestuar në Tiranë.

 Shkëlqim Çela (Çypi), lindur dhe banues në fshatin Luz, Fushë Krujë, dhe që njihej dhe me tre emra ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

40 vjeçari njihej dhe me emrin Arian KontiI, alias Fatjol Perleka, alias Shkelqim Qypi.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Udines në Itali e ka dënuar me 9 vjet, 11 muaj e 20 ditë burg, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”, parashikuar nga nenet 624 dhe 625, të Kodit Penal Italian” informon policia e shtetit. 

Lokalizimi I tij u bë si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ZQK Interpol Tirana, Departamentit të Policisë Kriminale dhe autoriteteve policore Italiane - misionit INTERFORZA.

Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe Marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet, nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë. Operacioni u kodua "Alias"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat