Digjet një veturë në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Digjet një veturë në Mitrovicë

Më: 29 prill 2020 Në ora: 13:33
Foto ilustrim

Një veturë është përfshirë nga flakët në rrugën “Aleksandër Moisiu” në Mitrovicë, gjatë ditës së djeshme rreth orës 04:42.

Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë bërë lokalizimin e zjarrit.

“Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Ende nuk është bërë i ditur motivi i zjarrit, por policia njofton se rasti të cilin e ka vlerësuar si “incident kriminal” është duke u hetuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat