Ndalohen 40 persona që shkelën vendimin e qeverisë, 23 vetëm në Prizren

Kronikë e zezë

Ndalohen 40 persona që shkelën vendimin e qeverisë, 23 vetëm në Prizren

Më: 6 maj 2020 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Edhe gjatë së martës Policia e Kosovës ka ndaluar, shoqëruar në stacion apo edhe ka arrestuar 40 persona për veprën “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të mos respektojnë masat e vëna nga qeveria, gjegjësisht Ministra e Shëndetësisë kundër përhapjes së koronavirusit.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, del se më të padisiplinuarit kanë qenë banorët e Prizrenit pasi që në mesin e 40 personave se janë arrestuar, ndaluar apo shoqëruar në stacion policor, 23 janë vetëm nga komuna e Prizrenit.

Më poshtë ju sjellim të gjitha rastet e veprës “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”:

Rr. Skënderbeu, Podujevë, 05.05.2020 – 11:30. Janë shoqëruar në stacionin policor tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar.

Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë, 05.05.2020 – 21:20. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Viti, 05.05.2020 – 10:20. Janë shoqëruar dy femër dhe dy meshkuj që të gjithë kosovarë pas që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar.

Fsh. Pozhoran, Viti, 05.05.2020 – 23:07. Është shoqëruar në stacion policor një mashkull kosovar pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.

Rr. Ismajl Kryeziu, Prizren, 05.05.2020 – 10:10. Janë shoqëruar në stacionin policor tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar.

Rr. Brigada 123, Suharekë, 05.05.2020 – 10:35. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë dhe i njëjti nuk ka përfillur urdhërat e zyrtarëve policor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Ekrem Rexha, Prizren, 05.05.2020 – 11:20. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.

Rr. Ekrem Rexha, Prizren, 05.05.2020 – 11:20. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.

Reshtan, Suharekë, 05.05.2020 – 12:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë dhe i njëjti nuk ka përfillur urdhërat e zyrtarëve policor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Remzi Ademaj, Prizren, 05.05.2020 – 15:10. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.

Rr. Ekrem Rexha, Prizren, 05.05.2020 – 15:37. Janë shoqëruar në stacionin policor tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar.

Rr. Zahir Pajaziti, Prizren, 05.05.2020 – 16:50. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar.

Rr. Hasan Prishtna, Prizren, 05.05.2020 – 17:40. Janë shoqëruar në stacionin policor tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar.

Rr. Adem Jashari , Prizren, 05.05.2020-16:20.  Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.

Rr. Adem Jashari , Prizren, 05.05.2020-16:25.  Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.

Rr. Hasan Prishtina, Prizren, 05.05.2020-17:55. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.

Rr. Hasan Prishtina, Prizren, 05.05.2020-17:50. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.

Rr. Remzi Ademaj, Prizren, 05.05.2020-16:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.

Rr. Hasan Prishtna, Prizren, 05.05.2020 – 17:50. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.

Rr. Hasan Prishtna, Prizren, 05.05.2020 – 18:15. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.

Junik , 05.05.2020 – 08:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.

Istog, 05.05.2020 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Fehmi Agani, Istog, 05.05.2020 – 13:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar.

Rr. Dëshmorët e Kombit, Mitrovicë, 05.05.2020 – 13:22. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat