Ushtroi dhunë fizike ndaj vajzës së tij, policia arreston të dyshuarin në Dragash - Bota Sot
Ushtroi dhunë fizike ndaj vajzës së tij, policia arreston të dyshuarin në Dragash

Kronikë e zezë

Ushtroi dhunë fizike ndaj vajzës së tij, policia arreston të dyshuarin në Dragash

Më: 26 maj 2020 Në ora: 11:16
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Dragash, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur ditën e hënë, rreth orës 16:30.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se është ushtruar dhunë fizike ndaj saj nga babai i saj i cili ishte nën ndikim të alkoolit. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në stacion policor dhe i njëjti është konstatuar se ishte nën ndikim të alkoolit. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës.

Më tej në njoftim thuhet se me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është ndaluar në mbajtje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat