Pejë, vidhet një kompjuter në një shkollë - Bota Sot
Pejë, vidhet një kompjuter në një shkollë

Kronikë e zezë

Pejë, vidhet një kompjuter në një shkollë

Më: 26 maj 2020 Në ora: 11:18
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ditën e hënë ka ndodhur një vjedhje në një objekt shkollor në Pejë.

Sipas njoftimit, persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në objektin shkollor ku kanë vjedhur një kompjuter dhe kanë shkaktuar dëme materiale.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur, me forcë kanë depërtuar në një objekt shkollor ku kishin vjedhur një kompjuter dhe kanë shkaktuar dëme materiale”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat