Sulmohet e plaçkitet pika e karburantëve, arrestohen të dyshuarit

Kronikë e zezë

Sulmohet e plaçkitet pika e karburantëve, arrestohen të dyshuarit

Më: 26 maj 2020 Në ora: 13:24
Foto ilustrim

Një punëtor i pikës së karburanteve në Vushtrri në bashkëpunim me dy persona, ka inskenuar rastin e sulmit ndaj një punëtori të pompës, ku nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë i janë grabitur një sasi e të hollave.

Policia njofton se është arritur identifikimi i të dyshuarve, ku është janë gjetur dhe konfiskuar 405 euro dhe një thikë e përdorur në rast, si dhe janë arrestuar tre të dyshuarit.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit  janë liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat