“Na jep 25 mijë euro ose t’i publikojmë fotot/videot intime në Facebook”, policia e Kosovës arreston 2 persona! - Bota Sot
“Na jep 25 mijë euro ose t’i publikojmë fotot/videot intime në Facebook”, policia e Kosovës arreston 2 persona!

Kronikë e zezë

“Na jep 25 mijë euro ose t’i publikojmë fotot/videot intime në Facebook”, policia e Kosovës arreston 2 persona!

Më: 30 maj 2020 Në ora: 09:51
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar në Prishtinë dy persona nën dyshimin për shantazh.

Pas hetimeve të zhvilluara nga njësiti i hetimeve janë arrestuar dy të dyshuar pasi të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur duke i kërkuar viktimës femër kosovar e 25.000 euro për të mos i publikuar foto dhe video intime të saj në rrjete sociale.

Policia ka konfiskuar disa dëshmi në lidhje me rastin dhe me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat