Një prostitutë shqiptare është bërë protagoniste në Itali, teksa akuzohet për grabitje.
Një 32 vjeçare shqiptare në Romë, është arrestuar nga autoritetet italiane nën akuzën e grabitjes.
Policia u vu pas saj, pas telefonatës që mori nga një burrë i cili tha se ishte grabitur nga një prostitutë.
Ai gjithashtu tha se ishte rrahur dhe lënë i kyçur në ballkon.
Gjatë kësaj kohe prostituta shqiptare kishte përfituar duke vjedhur të gjitha sendet personale të italianit, madje duke i marrë edhe makinën.
Dëshmitarët thanë se shqiptarja ishte larguar me dy persona të tjerë, por plani nuk i eci si dëshironin.
Makina u evidentua falë sistemit satelitor të instaluar në bordin e mjetit.
Ngjarja është ende nën hetim, shkruajnë mediat italiane.