Një person deri sa ka qenë duke punuar në firmën e ndërtimit, pronë e të dyshuarit mashkull, ka rënë nga një lartësi rreth tri metra dhe ka pësuar lëndime trupore.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi.
Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari lartcekur dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti shkon në procedurë të rregullt.