Policia jep detaje për gjuajtjen me armë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për gjuajtjen me armë në Prishtinë

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 10:30
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për gjuajtjen me armë në Prishtinë, ku si pasojë e një mosmarrëveshje në mes të dy grupeve janë përdorur edhe armët.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” të mërkurën rreth orës 00:20, ndërsa si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime nga armë zjarri.

Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një armë dhe katër fishekë.

Njëri nga të dyshuarit gjendet ne arrati, ndërsa tre të dyshuar meshkuj  kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat