Shqiptari ia mbath nga dritarja e hotelit, ja për çfarë kërkohej nga policia - Bota Sot
Shqiptari ia mbath nga dritarja e hotelit, ja për çfarë kërkohej nga policia

Kronikë e zezë

Shqiptari ia mbath nga dritarja e hotelit, ja për çfarë kërkohej nga policia

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 16:53
Foto Ilustrim

Një shqiptar i cili qëndronte në mënyrë të paligjshme në Itali, të cilit ishte refuzuar hyrja në këtë vend, u zbulua nga policia në një hotel ku qëndronte.

12 arrestime në Tiranë, shitje droge dhe perndjekja e ish-të dashurës, ja akuzat për të tjerët

Por nuk ka mundur të shkojë shumë larg, pasi vetëm pas disa metrash është bllokuar nga agjentët e kuesturës.

Gjithçka ka ndodhur midis mbrëmjes së të hënës dhe të martës së 14 korrikut, dhe në telashe është një qytetar shqiptar 21 vjeçar.

Në janar I riu shqiptar ishte përzënë nga Italia, ku ishte dënuar të mos futej në këtë vend për 5 vitet e ardhshme.

Por mbrëmjen e 13 korrikut u gjet në brendësi të një hoteli.

Ai u tradhëtua pikërisht nga të dhënat origjinale që kishte lënë në recepsionin e hotelit, çka solli edhe reagimin e policisë.

Ai u pikas nga një sistem që quhet ‘Vendosja e alarmit’ që detyron titullarët e hoteleve të njoftojnë policinë kur kanë të bëjnë me ‘skeda të vjetra’ siç ishte rasti i të riut, çka ndihmon policinë të gjurmojë persona në kërkim për motive të ndryshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat