Punonte në Selanik, mjeti bujqësor i merr jetën 48-vjeçares shqiptare

Kronikë e zezë

Punonte në Selanik, mjeti bujqësor i merr jetën 48-vjeçares shqiptare

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 21:04
Selanik

Një incident me pasojë vdekjen e një shqiptareje ka ndodhur gjatë punës në bujqësi në Selanik të Greqisë.

48-vjeçarja ka qenë duke udhëtuar me një mjet bujqësor, i drejtuar nga i biri 29-vjeçar.

Sipas mediave greke, mjeti bujqësor është përmbysur ku si pasojë e tonazhit të rëndë ka lënë të vdekur nëna e të riut.

Nga aksidenti ka mbetur e plagosur edhe një 31-vjeçare, e cila ishte duke hipur në mjetin që u përmbys.

Incidenti ndodhi në zonën e Moschopotomas, aty ku viktima dhe i biri jetonin prej vitesh. Nuk bëhet me dije emri i shqiptares që ka ndërruar jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat