Personi që u gjet i vdekur dje brenda veturës në Prishtinë dyshohet se është vrarë

Kronikë e zezë

Personi që u gjet i vdekur dje brenda veturës në Prishtinë dyshohet se është vrarë

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 10:59
Ilustrim

Dje është gjetur një person pa shenja jete në një veturë në fshatin Koliq të Prishtinës.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion dhe rasti është hapur si “Vrasje e dyshimtë.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestuar prova materiale.

“Prishtinë 08.08.2020 –14:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalë prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor të  cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes janë  gjetur dhe sekuestruar prova materiale, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat