Vdes në QKUK një qytetar nga Prizreni, trupi i dërgohet për obduksion

Kronikë e zezë

Vdes në QKUK një qytetar nga Prizreni, trupi i dërgohet për obduksion

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 11:23
QKUK

Policia e Kosovës ka njoftuar se në QKUK ka vdekur një person, ndërsa trupi i tij është dërguar në IML për obduksion.

Viktima së pari ishte dërguar për trajtim në Spitalin e Prizrenit për shkak të lëndimeve të marra derisa ishte duke e kontrolluar një objekt, ndërsa më pas është dërguar në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 07:20.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke kontrolluar një objekt kishte pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor e më pas edhe në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat