Vdes punëtori në Bajgorë të Mitrovicës, dyshohet se u aksidentua me traktor

Kronikë e zezë

Vdes punëtori në Bajgorë të Mitrovicës, dyshohet se u aksidentua me traktor

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 13:02
ilustrim

Një 47 vjeçar ka humbur jetën gjersa po punonte në Bajgorë të Mitrovicës.

Nga dyshimet e para, punëtori ka humbur jetën aksidentalisht me traktorin me të cilin ishte duke punuar.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, teksa të njëjtit kanë bërë të ditur se janë në vendin e ngjarjes.

“Policia është në vendin e ngjarjes. Sipas informatave të para, një punëtor ka humbur jetën aksidentalisht me traktorin që ka qenë duke punuar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Viktima ndërkaq dyshohet se ka qenë duke punuar në Parkun e Energjisë me era që po ndërtohet në Bajgorë të Mitrovicës.

Ndërkohë, viktima dyshohet se ishte duke punuar në parkun e energjisë me erë i cili po ndërtohet në Bajgorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat