Rrogozhinë: 31-vjeçari i futet në shtëpi ish të dashurës dhe e sulmon fizikisht - Bota Sot
Rrogozhinë: 31-vjeçari i futet në shtëpi ish të dashurës dhe e sulmon fizikisht

Kronikë e zezë

Rrogozhinë: 31-vjeçari i futet në shtëpi ish të dashurës dhe e sulmon fizikisht

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 17:36
Foto Ilustrim

Gjykata ia kishte ndaluar t’i afrohej e ta takonte, por ai nuk e mori parasysh, duke vijuar me zakonin. Një vajzë e re ka bërë denoncim në Polici sërish, pasi i dashuri, për të cilin kishte marrë urdhër mbrojtje, i është futur në shtëpi dhe e ka rrahur, madje duke e kërcënuar.

Policia e vuri në pranga 31-vjeçarin, me inicialet K.D.“Shkeli urdhrin e mbrojtjes dhe ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses, arrestohet në flagrancë 31-vjeçari.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. D., 31 vjeç, pasi në fshatin Ballaj, Rrogozhinë, ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga Gjykata për bashkëjetuesen dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj, në banesë”, tha Policia në njoftimin zyrtar.

Sakaq, specialistët në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. C., 41 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur një 18-vjeçare, në mënyrë të vazhdueshme.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. V., 23 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, pasi në rrugën “Pjetër Bogdani”, gjatë kontrollit fizik iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat