Arrestohet i dyshuari që sulmoi një femër në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari që sulmoi një femër në Mitrovicë

Më: 17 gusht 2020 Në ora: 11:32
Foto ilustrim

Një femër në Mitrovicë ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga një mashkull.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal Mitrovicë, e cila gjatë intervistimit ka deklaruar se nga i dyshuari i lartcekur është dhunuar disa herë seksualisht.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti vazhdon të hetohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat