Për 24 orë, nëntë aktakuza kundër 11 personave

Kronikë e zezë

Për 24 orë, nëntë aktakuza kundër 11 personave

Më: 18 gusht 2020 Në ora: 14:38
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntë aktakuza kundër 11 personave për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 14 persona të dyshuar dhe janë paraqitur katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë personave të dyshuar.

Po ashtu, janë paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj pesë personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në gjashtë raste të ndryshme, dhjetë persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për gjashtë person të dyshuar për vepra të ndryshme penale, si dhe ka ngritur një aktakuzë për dy persona, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka ngritur tre aktakuza kundër katër personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një person për 48 orë, ka paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj pesë personave të dyshuar dhe një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një personi të dyshuar. Gjithashtu, është ngritur një aktakuzë kundër një personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër aktakuza kundër katër  personave për vepra të ndryshme penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat