Vidhet një shtëpi në Prizren

Kronikë e zezë

Vidhet një shtëpi në Prizren

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 10:22
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes në Prizren.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se persona të pa njohur kanë depërtuar në një shtëpi duke marrë para të gatshme.

“Ankuesi mashkull kosovar raporton se persona të pa njohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij, dhe dyshohet se kanë marrë para të gatshme. Njësit policore relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori i shtetit”, thuhet në njoftim.

Rasti ka ndodhur ditën e diel, dhe është duke u hetuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat