Aktakuzë ndaj Igballe Hudutit për deklaratën për vrasjen e gjeneralit iranian Qasem Soleimani

Aktuale

Aktakuzë ndaj Igballe Hudutit për deklaratën për vrasjen e gjeneralit iranian Qasem Soleimani

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 17:42
Igballe Hudutit

Prokuroria Speciale e Kosovë ka ngritur aktakuzë gjatë ditës së sotme ndaj Ikballe Berisha – Huduti, e cila doli me një deklaratë publike kundër vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimanit.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, kundër të pandehurës I.H., për shkak të veprës penale “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste”, nga neni 134 të KPRK-së.

Prokuroria Speciale njofton se e pandehura I.H., më 04.01.2020, përmes rrjetit social “Facebook” në llogarinë në emër të saj, me paramendim dhe me dashje ka postuar thirrje me përmbajtje kërcënuese duke bërë nxitje për hakmarrje pas vrasjes nga ushtria Amerikane të Qassem Solejmani, gjeneral dhe udhëheqës i gardës revolucionare të Iranit dhe Gjeneral Ebu Mehdi Muhendisi, në atë mënyrë që ka postuar tekstin si në vijim: “Populli Irakian doli në rrugët e Irakut menjëherë pas krimit amerikan, për të dënuar ashpër padrejtësinë që iu bë dy figurave eminente në Irak e Iran dy gjeneralëve të tyre Gjeneral Sulejmani dhe Gjeneral Ebu Mehdi Muhendisi. Zoti i dhashtë durimin ngase të mbysësh zotin e shtëpisë i ke mbytë tërë anëtarët e shtëpisë, e pastaj hakmarrja është obligim por nuk ka kufi”, dhe në këtë mënyrë ka shkaktuar rrezikun që një ose më shumë vepra të këtilla të kryhen.

Me këto veprime e pandehura I.H. ka kryer veprën penale “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste” nga neni 134 të KPRK-së.

Kujtojmë se Huduti ishte arrestuar në janar të këtij viti pasi në Facebook kishte shkruar se gjenerali i vrarë iranian nuk do të vdesë kurrë, madje disa nga postimet e bëra ajo kishte vendosur t’i largoj pas reagimeve të shumta në medie.

Ajo kishte shpërndarë edhe një artikull të BBC-së, ku shkruhej se hakmarrja për vrasjen e gjeneralit iranian pritet të ndodhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat