Dhunë familjare, kanosje e sulme, Policia e Kosovës arreston shtatë persona për 24 orë

Kronikë e zezë

Dhunë familjare, kanosje e sulme, Policia e Kosovës arreston shtatë persona për 24 orë

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 11:04
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë persona gjatë 24 orëve të fundit për dhunë në familje, kanosje dhe sulm.

Tre persona janë arrestuar për dhunë familjare, dy prej të cilëve ishin grindur mes vete për të disatën herë, ndërsa në Gjakovë është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti nën ndikimin e alkoolit kishte kanosur verbalisht me vrasje viktimën femër bashkëshorten  e tij jashtë martesore.

Kurse, dy raste të kanosjes janë regjistruar në 24 orëve e fundit, prej të cilëve raste tre persona janë arrestuar, kurse është arrestuar edhe një person për sulm ndaj një tjetri.

Detajet nga raporti i Policisë së Kosovës:

SULM

Prishtinë  18.10.2020-13:00. Është arrestuar i dyshuari m/kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën m/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

DHUNË FAMILJARE

Prishtinë  17.10.2020-21:00. Janë arrestuar dy të dyshuar m/kosovar , të cilët pas një mosmarrëveshje ishin grindur në mes veti. Të dyshuarit për shkak se kanë qenë recidivistë të veprës penale, me vendim të prokurorit, pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

KANOSJE

Rr. “Rrahim Beqiri”, Prishtinë 18.10.2020-13:30. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi kanë kanosur njëri-tjetrin. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

KANOSJE/ARMËMBAJTJE PA LEJE 

Fshati Banjë, Istog 18.10.2020-10:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se njëjti e ka kanosur me armë zjarri viktimën mashkull Kos. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48-orë. Rasti vazhdon të hetohet.

DHUNË FAMILJARE

Gjakovë 18.10.2020-13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull Kos. pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka kanosur verbalisht me vrasje viktimën femër Kos. bashkëshorten  e tij jashtë martesore. I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar ne mbajtje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat