Pranga 52-vjeçarit në Vlorë, ju kapën 48 kg kanabis në banesë ndërsa në oborr priste prodhimin e radhës

Kronikë e zezë

Pranga 52-vjeçarit në Vlorë, ju kapën 48 kg kanabis në banesë ndërsa në oborr priste prodhimin e radhës

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 09:26
Gjesendet e gjetura

Sekuestrohen 48 kg kanabis në Vlorë. Finalizimi i operacionit të koduar “Koordinata”çoi në pranga poseduesin e lëndës narkotike, 52-vjeçarin me inicialet H. K, banues në fshatin Kuç të Himarës.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit H. K., në fshatin Kuç, Himarë, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 48 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa” njofton policia.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar përreth banesës së tij, shërbimet e Policisë evidentuan dhe asgjësuan disa bimë narkotike të cilat dyshohet se i ka kultivuar ky shtetas.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat