Një serb kapet me 200 kilogramë mjaltë të kontrabanduar në Gjilan

Kronikë e zezë

Një serb kapet me 200 kilogramë mjaltë të kontrabanduar në Gjilan

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 10:59
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një serb ka kontrabanduar 200 kilogramë mjaltë nga Serbia, duke iu shmangur pikës kufitare.

Policia njofton se rasti ka ndodhur ditën e hënë, rreth orës 19:50.

“Në Gjilan, njësia policore ka ndaluar një veturë që e drejtonte i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë dhe gjatë kontrollit i janë hasur 200 kg mjaltë të kontrabanduar nga Republika e Serbisë duke ju shmangur pikës kufitare”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se me urdhër të prokurorit malli i kontrabanduar është konfiskuar ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat