Gjendet një mjet shpërthyes në një shtëpi të pabanuar në Prishtinë

Kronikë e zezë

Gjendet një mjet shpërthyes në një shtëpi të pabanuar në Prishtinë

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 14:50
foto ilustrim

Një mjet shpërthyes dyshohet se është gjetur në një shtëpi të pabanuar në rrugën “Thimi Mitko” në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe Policia e Kosovës dhe Zjarrfikësit.

Dëshmitarët kanë thënë  se shtëpia ku dyshohet se është gjetur mjeti shpërthyes ka qenë e pabanuar, ndërsa pritet që në vendngjarje të dalin edhe njësitet e KFOR-it.

Lajmi  është konfirmuar edhe nga Zjarrfikësit e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat