Arrestohet pronari i një depoje ushqimore në Gjilan, ndërronte afatin e artikujve dhe i shiste

Kronikë e zezë

Arrestohet pronari i një depoje ushqimore në Gjilan, ndërronte afatin e artikujve dhe i shiste

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 15:49
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar pronarin e depoje ushqimore në Gjilan, pasi që i njëjti dyshohet se gjërave ushqimore të cilat ishin me afat të skaduar ua ka ndërruar afatin e skadimit dhe i ka vënë në shitje.

Policia njofton se “më  29 tetor 2020, Njësia Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion që vepron në Gjilan, përmes rrugëve operative ka pranuar një Informatë se një depo ushqimore që gjendet në rrugën ‘Beqir Musliu’  në Gjilan, i dyshimti pronari i saj posedon dhe shpërndan artikuj ushqimor nëpër qendra tregtare dhe në shitoret me pakicë në qytetin e Gjilanit dhe më gjerë”.

“Dyshimi ishte bazuar në faktin se produktet ushqimore që shpërndaheshin nga i dyshuari, dyshohej se ishin me afat të skaduar dhe se i njëjti ka ndërhyrë në afatin e skadimit të artikujve të ndryshëm.
Policia e Kosovës njësiti Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion me leje të prokurorit kanë bërë një kontroll të detajuar në këtë depo”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se gjatë kontrollit, janë gjetur një sasi e konsiderueshme e artikujve të dyshuar ushqimor që kanë qenë me afat të skaduar, të cilët artikuj janë konstatuara me procesverbalin mbi inspektimin nga Drejtoria e Inspeksionit në Gjilan (Inspektorët e tregut), artikujt janë konfiskuar për asgjësim.

“Gjatë kontrollit kanë prezantuar edhe inspektorët e ATK-së, të cilët kanë bërë identifikimin e dokumenteve relevante. Në lidhje me veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit me prezencë të avokatit mbrojtës. Pas intervistimit dhe fakteve të prezantuara, prokurori i shtetit ka nxjerr Aktvendim për ndalimin e të dyshuarit në afat për 48 orë në Qendrën e Ndalimit në Gjilan”, bëhet e ditur në njoftim.

Policia e Kosovës njësitet hetuese janë në fazën e grumbullimit të dëshmive shtesë që lidhen me rastin në fjalë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat