Policia arreston babë e bir në Skënderaj, përdor dhunë

Kronikë e zezë

Policia arreston babë e bir në Skënderaj, përdor dhunë

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 21:23
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy qytetarë për mosmbajtje të maskave në sheshin e Skënderajt duke përdorur edhe dhunën.

Të paktën kështu kanë deklaruar për klankosova.tv dëshmitarët e kësaj ngjarje që kanë dërguar edhe videot.

Sipas këtyre dëshmitarëve, personat e arrestuar ndaj të cilëve policia ushtroi dhunë fizike, janë babë e bir.

Në videot që janë dërguar në redaksi nuk është krejtësisht e qartë nëse pati rezistencë dhe dhunë edhe nga të arrestuarit.

Media ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, por ata kanë thënë se deri tash ende një informacion zyrtar për këtë ngjarje që sapo ka ndodhur.

Në videon e mëposhtme dëgjohen edhe fjalë ofenduese sikurse “ngjitja qenit”, por gjithashtu nuk dihet se a e thanë zyrtarët policorë apo qytetarët që ishin të pranishëm.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat