Ndalohet për kontrollë, Policia i gjen prishtinasit 2.5 gram drogë

Kronikë e zezë

Ndalohet për kontrollë, Policia i gjen prishtinasit 2.5 gram drogë

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 22:47
Ilustrim

Pas fillimit të orës policore në komunën e Prishtinës gjersa kryente kontrolle Policia e Kosovës ka ndaluar një person në rrugën “Agim Ramadani”.

Të dyshuarit B.S gjatë kontrollës fizike i është gjetur një sasi e substancave narkotike.

Ai kishte me vete 2.5 gram drogë që u konfiskua nga forenzika e stacionit.

Ky rast ka shkuar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat