Horror në Tiranë/ “Kufoma ishte poshtë divanit”, si e gjeti qiradhënësja gruan që kishte vdekur prej 7 muajsh

Kronikë e zezë

Horror në Tiranë/ “Kufoma ishte poshtë divanit”, si e gjeti qiradhënësja gruan që kishte vdekur prej 7 muajsh

Më: 28 janar 2021 Në ora: 20:25
Një e moshuar është gjetur pas 7 muajsh e vdekur në një apartament në Bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë. 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Një e moshuar, me emrin Neribane është gjetur pas 7 muajsh e vdekur në një apartament në Bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë. 

Lajmi është publikuar nga “JOQ”, ku një qytetar ka bërë me dije se banorët e pallatit kanë ndjerë erën e keqe, dhe kanë njoftuar disa herë Policinë për të kontrolluar të moshurarën, por nuk kanë marrë asnjë reagim. Qytetari shton se ka qënë qiradhënësia, ajo që ka shkuar në banesë për të boshatisur shtëpinë, pasi nuk kishte dëgjuar më prej të moshuarës, duke gjetur kufomën pas një divani.

“Pershendetje! Po ju shkruajme per nje rast qe po ndodh tani. Jemi te terrorizuar dhe te pikelluar, pasi sot pas 7 muajsh u gjet e vdekur ne bodrum nje e moshuar. Ne kemi biznesin mbi vendin ku banonte dhe kemi njoftuar disa here institucionet dhe bashkine te cilet edhe pse kane ardhur nuk e kane gjetur. Qiradhensia qe eshte njoftuar por nuk ka ardhur asnjehere pasi gjate kesaj kohe ka marr qirane nga pale te treta qe besohet te jete Kisha apo nje institucion bamirsie. Sot me ne fund erdhi qiradhensia dhe boshatisi shtepine dhe e gjeti kufomen gruas se moshuar pas divanit. Ju lutem nese vini tani ne vendngjarje e ta zbardhim historine do vihej ne vend drejtesia per Neribanin e shkret,”-shkruhet në mesazhin e qytetarit. 

Ndërkohë që Policia e Shtetit nuk ka dhënë asnjë njoftim zyrtar edhe pas publikimit të lajmit në media.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat