Dhunë në familje e i dehur në timon, arrestohen dy persona në Durrës

Kronikë e zezë

Dhunë në familje e i dehur në timon, arrestohen dy persona në Durrës

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 08:49
Foto ilustrim

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit për shkak se akuzohen për vepra të ndryshe penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. L., 51 vjeç, banues në Durrës, pasi, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Skanie”, kamion, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat