Ndërron jetë në QKUK një person i cili u lëndua ditë më parë në një aksident trafiku

Kronikë e zezë

Ndërron jetë në QKUK një person i cili u lëndua ditë më parë në një aksident trafiku

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 10:50
QKUK

Mbrëmë ka ndërruar jetë një person i cili kishte mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti në trafik më datë 23 janar.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se viktima mashkull ka ndërruar jetë gjatë marrjes së tretmanit mjekësor në repartin e kujdesit intensiv në QKUK.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Prishtinë (EN:) 23.01.2021 – 17:17. Lidhur me rastin me datën 03.02.2021 ora 15:15 është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte ndërruar jetë i cili kishte qenë duke marr tretman mjekësor në repartin e kujdesit intensiv në QKUK si pasoj e lëndimeve të marra në aksident  trafiku. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat