Transportonte dru ilegalisht, arrestohet serbi në Leposaviq

Kronikë e zezë

Transportonte dru ilegalisht, arrestohet serbi në Leposaviq

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 10:26
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 18:00, kanë shoqëruar një të dyshuar serb, shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti me kamion ishte duke transportuar rreth 15 metra kub dru për djegie pa dokumentacion.

Sipas policisë, i dyshuari është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Është shoqëruar i dyshuari serb shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti me kamion ishte duke transportuar rreth 15 metra kub dru për djegie, pa dokumentacionin përkatës.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat