Tentoi të fuste drogë në burgun e Fushë-Krujës, prangoset polici

Kronikë e zezë

Tentoi të fuste drogë në burgun e Fushë-Krujës, prangoset polici

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 19:09
Ilustrim

Ditën e sotme Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve ka arrestuar në flagrancë i punonjësit të policisë në Burgun e Fushë Krujë.

Polici me iniciale B.M, është i datëlindjes 26.02.1993, lindur dhe banues në fshatin Luz Krujë.

Arrestimi i këtij punonjësi u bë pasi në datë 09.02.2021 rreth orës 07:30 gjatë kontrollit të ushtruar për të hyrë në regjimin e brendshëm këtij punonjësi iu gjetën e bllokuan një sasi prej 30.8 gramë lëndë narkotike Canabis Sattiva, lëndë narkotike të fshehur në trup.

“Kapja në flagrancë e këtij punonjësi u bë nga SH.K.B.B-ja në bashkëpunim me I.E.V.P-në Fushë Krujë. Kontrolli i imtësishëm i këtij punonjësi dhe kapja në flagrancë u bë pas indicieve dhe informacioneve që disponoheshin që më parë nga Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve se ky punonjës policie merrej me aktivitet të kundraligjshëm si futja e lëndëve narkotike në regjimin e brendshëm të I.E.V.P – së Fushë Krujë. Njëkohësisht gjatë kapjes në flagrancë të këtij punonjësi policie në bashkëpunim me Policisë Vendore Fushë Krujë u ushtrua kontroll në banesën e këtij punonjësi ku në banesen e tij në fshatin Luz të Krujës u gjetën dhe u sekuestruan edhe një sasi tjetër prej 17. 92 gramë lëndë narkotike Canabis Sativa.” – njofton policia.

Nga ana e SHKBB-së po vazhdon kryerja e veprimeve hetimore për përfshirjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat