Pronari i një restoranti rrah kuzhinieren në Gjakovë

Kronikë e zezë

Pronari i një restoranti rrah kuzhinieren në Gjakovë

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 09:48
Foto Ilustrim

Një femër në Gjakovë që punonte si kuzhiniere në një restorant, është sulmuar fizikisht nga pronari i saj.

“Viktima femre ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga shefi i saj pronar i restorantit në të cilin ajo punon si kuzhiniere.

Arsyeja e sulmit është pasi pronari kishte akuzuar viktimën për vjedhje brenda restorantit.

I dyshuari është arrestuar dhe me konsultim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat