Alarmante, katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Kronikë e zezë

Alarmante, katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Më: 1 mars 2021 Në ora: 09:21
Foto ilustrim

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në vend.

Një rast u raportua në Prishtinë, ku është arrestuar personi i dyshimtë pasi që i njëjti dyshohet se ushtroi dhunë fizike ndaj viktimës femër (bashkëshortes së tij).

Viktima është udhëzuar për urdhër-mbrojtje dhe ka marrë tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Një rast tjetër i dhunës në familje u raportua në Pejë, ku i dyshuari sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij të cilës i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore.

I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në ndalim policor.

“Pas një mosmarrëveshje verbale ka ardhur deri tek përleshja fizike ndërmjet tre të dyshuar, relacioni familjar në mes tyre. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit tre të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë”.

Rasti u raportua si “Dhunë në familje”, ndërsa ndodhi në Gjakovë.

E dhunë brenda familjes pati edhe në Skënderaj. Është arrestuar personi i dyshimtë pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër  (bashkëshortja e tij). Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë.

“Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat