Dhunë në familje dhe shitje droge, tetë të arrestuar në Tiranë, Kavajë dhe Rrogozhinë

Kronikë e zezë

Dhunë në familje dhe shitje droge, tetë të arrestuar në Tiranë, Kavajë dhe Rrogozhinë

Më: 30 mars 2021 Në ora: 08:31
Ilustrim

Tetë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Policia bën me dije se të arrestuarit akuzohen për dhunë në familje dhe për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Njoftimi i plotë:

Bien në prangat e Policisë 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar u bë egzekutimi i vendimit të Gjykatës, për shtetasin italian në kërkim G. L., 49 vjeç,  i kapur nga sherbimet e P. K. K. Rinas, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. P., 26 vjeç dhe I. R., 22 vjeç, pasi në rrugën “Sami Frashëri”, nga kontrolli i ushtruar të zonës përreth ku u konstatuan këta dy shtetas shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar kanabisi, e cila ishte e ndarë me doza, gati për shitje.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimin në flagrancë i shtetasit K. M., 23 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëjetuses.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

I.P., 29 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi ka tentuar të vjedhë transformatorin e energjisë elektrike. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë (për arsyje hetimi nuk behën të ditura gjeneralitet e tyre) janë autor të 5 vjedhjesh banesash dhe dyqanesh në Qytetin e Kavajës ;

V.T., 46 vjeç, pasi në Rrogozhinë, ka ushtruar dhunë psikologjike si dhe ka përndjekur ish-dashurën e tij, e cila ka qenë e pajisur me urdhër-mbrojtje ;

Q.B., 67 vjeç dhe D. B., 28 vjeç (babë dhe bir), pasi në fshatin Harizaj, Kavajë, kanë goditur me sende të forta I. B., 41 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat