E konfirmon Policia: Shpërthyen dy granata në Prishtinë, njësi të shumta po kontrollojnë edhe oborret private

Kronikë e zezë

E konfirmon Policia: Shpërthyen dy granata në Prishtinë, njësi të shumta po kontrollojnë edhe oborret private

Më: 10 prill 2021 Në ora: 22:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 23:56) - Bëhet e ditur se granatat kanë shpërthyer në rrugë ku edhe Policia e Kosovës ka vendosur shenjat pranë tyre.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Ajo bëri të ditur se nuk ka persona të lënduar vetëm dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes momentalisht gjendet një numër i madh i njësive të Policisë.

“Rreth orës 22:00 është raportuar se në rrugën ”Asllan Pireva” në Prishtinë janë dëgjuar detonime.

Menjëherë pas marrjes së kësaj informate policia ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’ rast ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, të sigurisë si dhe ato hetimore-ekzaminuese.

Informacionet e para flasin për shpërthimin e  dy mjeteve shpërthyese  të cilat fatmirësisht nuk kanë shkaktuar pasoja në njerëz përveç dëmeve materiale”, ka konfirmuar Ahmeti.

“Aktualisht të gjitha njësitë e nevojshme policore për të menaxhuar me situatën dhe hetuar rrethanat e rastit janë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet e duhura policore”, ka thënë ajo./

***

Policia e Kosovës ka bllokuar zonën rreth hotelit “Princi i Arbërit”, për shkak se dyshohet që në afërsi të saj kanë shpërthyer dy granata dore.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësi të shumta të policisë të cilët po merren me rastin.

Ndërkohë, të njëjtit janë duke kontrolluar edhe oborret private për ndonjë dëshmi eventuale.

***

Te hoteli “Princi i Arbërit” kanë shpërthyer dy granata.

Rreth orës 22:00 është raportuar se në rrugën ”Asllan Pireva” në Prishtinë janë dëgjuar detonime.

Policia ka konfirmuar rastin.

“Menjëherë pas marrjes së kësaj informate policia ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’ rast ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, të sigurisë si dhe ato hetimore-ekzaminuese.

Informacionet e para flasin për shpërthimin e  dy mjeteve shpërthyese, të cilat fatmirësisht nuk kanë shkaktuar pasoja në njerëz përveç dëmeve materiale.

Aktualisht të gjitha njësitë e nevojshme policore për të menaxhuar me situatën dhe hetuar rrethanat e rastit janë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet e duhura policore”, tha Flora Ahmeti nga PK.

***

Policia e Kosovës ka bllokuar zonën rreth hotelit “Princi i Arbërit”.

Mësohet nga burimet se dyshohet se dikush ka hedhur dy garanta tek ky hotel.

Policia e Kosovës gjendet ne vendin e ngjarjes duke u marr me rastin.

Mësohet po ashtu se nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale ku një xham është i thyer.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat