Arrestohen dy femra në Drenas për dhunë në familje, katër persona marrin tretman mjekësor

Kronikë e zezë

Arrestohen dy femra në Drenas për dhunë në familje, katër persona marrin tretman mjekësor

Më: 15 prill 2021 Në ora: 10:59
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy femra, pasi që dyshohet se të njëjtat, për shkak të mosmarrëveshjeve familjare kanë ushtruar dhunë brenda familjes.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në Drenas, rreth orës 20:25.

“Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare pasi që dyshohet se të njëjtat, për shkak të mosmarrëveshjeve familjare kanë ushtruar dhunë brenda familjes. Si pasojë, lëndime kanë pësuar katër persona”, thuhet në raportin policor.

Të gjithë të lënduarit, kanë pranuar tretman mjekësor, dhe pastaj janë liruar.

Palët janë intervistuar në prani të punëtorit të QPS-së dhe pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, dy të dyshuarat janë dërguar në mbajtje. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat