Arrestohet një person, kapet duke kontrabanduar pesë refugjatë afganë në Kosovë

Kronikë e zezë

Arrestohet një person, kapet duke kontrabanduar pesë refugjatë afganë në Kosovë

Më: 17 prill 2021 Në ora: 08:15
Foto ilustruese

Shumë refugjatë kohëve të fundit kanë gjetur strehim në Kosovë. Shumë prej tyre kanë ardhur nga Afganistani.

Media ka marrë vesh nga burimet e veta në Polici se dje, rreth orës 18:00, një person është arrestuar në Prizren pikërisht për kontrabandim me emigrantë.

Media mëson se është arrestuar një shqiptar i Maqedonisë së Veriut, pasi me kamionin e tij kontrabandoi pesë refugjatë, shtetas afganë.

Të cilët më pas janë dërguar në qendrën strehimore për azil.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat